Instituti GAP ka analizuar premtimet e kryetarëve të rinj të komunave për mandatin 2025-2029 dhe ka evidentuar 1,683 premtime në 26 komuna, 132 më pak se në mandatin e kaluar.
Rritja më e madhe e premtimeve është regjistruar në Lipjan, Deçan, Fushë Kosovë, Drenas, Obiliq dhe Podujevë, ndërsa Prishtina ka shënuar rënien më të madhe, nga 206 në 115 premtime.
Në këtë mandat, fusha me më shumë premtime është infrastruktura (382), pasuar nga arsimi (322) dhe shëndetësia (146). Kryetarët në disa komuna, përfshirë Skenderaj, Mamushën dhe komunat me shumicë serbe, nuk kanë shpalosur asnjë premtim.
Sa i përket përfaqësimit partiak, VV, PDK dhe LDK udhëheqin nga shtatë komuna secila, Lista Serbe dhjetë, AAK pesë, ndërsa Nisma dhe Partia Turke e Kosovës nga një komunë secila.




