Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për funksionalizimin e Komisionit të përbashkët për Personat e Pagjetur nga lufta në Kosovë. Lajmin e ka konfirmuar kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, pas përfundimit të takimeve në kuadër të dialogut.
Sipas Bislimit, në javët e ardhshme pritet që zëvendësit e palëve të takohen për të përcaktuar prioritetet e para të punës së Komisionit. Marrëveshja u arrit pas takimeve të ndara të ndërmjetësuara nga Peter Sørensen, ndërsa takimi trepalësh shërbeu vetëm për formalizimin e saj.




