Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur të enjten në “Shtëpinë e Kosovës” në Davos, Dr. Sabeeh Al-Mukhaizeem, ministër i Energjisë Elektrike, Ujit dhe Energjisë së Ripërtëritshme, ushtrues detyre i Ministrit të Financave, dhe Ministër i Shtetit për Çështje Ekonomike dhe Investime të Kuvajtit.
Kurti e përshkroi takimin si “pozitiv dhe konstruktiv” dhe falënderoi ministrin Al-Mukhaizeem për mbështetjen e vazhdueshme të Kuvajtit ndaj zhvillimit ekonomik dhe njohjes ndërkombëtare të Kosovës.
Diskutimet përqendruan tek mundësitë e investimeve kuvajtiane në sektorë strategjikë, përfshirë energjinë, hekurudhat, stadiumet dhe rezervuarët e ujit, si pjesë e planeve ambicioze të qeverisë për mandatin e ardhshëm.




