Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 110 vota pro projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Shqipërisë në Kartën e Bordit të Paqes.
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, tha se ky vendim forcon rolin e Shqipërisë si aleate dhe faktor për paqe, siguri dhe stabilitet në skenën ndërkombëtare, duke rritur peshën dhe zërin e saj global.




