Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka vlerësuar lart pjesëmarrjen e Kosovës si shtet themelues në “Bordin e Paqes”, nënshkruar në Davos nga Presidentja Vjosa Osmani-Sadriu. Ai tha se prania e Kosovës në mesin e 19 shteteve të para është nderim për pavarësinë dhe dëshmi se Kosova mbetet storje suksesi në arenën ndërkombëtare.
Sipas Lladrovcit, anëtarësimi në këtë bord e pozicionon Kosovën si faktor stabiliteti dhe paqeje, me rol potencial edhe në zgjidhjen e konflikteve globale, përfshirë Gazën. Ai theksoi se përkrahja amerikane është vendimtare për Kosovën, duke shtuar se mbështetja e SHBA-së është bekim për shtetin e Kosovës.





