Të enjten parashikohet mot kryesisht i vranët në orët e mëngjesit, me mundësi për reshje të izoluara bore. Gjatë pjesës tjetër të ditës priten alternime vranësirash dhe kthjellimesh.
Pasdite vonë dhe në orët e mbrëmjes parashikohen reshje lokale, kryesisht në formë shiu, veçanërisht në Rrafshin e Dukagjinit, ndërsa në disa zona, në varësi të temperaturave, mund të ketë edhe reshje bore.
Era do të fryjë nga juglindja me shpejtësi prej 10 deri në 26 km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri në 0°C, ndërsa ato maksimale nga 3 deri në 7°C.




