Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nënshkruar dokumentin për themelimin e Bordit të Paqes gjatë një ceremonie të udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump.
Liderët e vendeve themeluese e kanë nënshkruar dokumentin dy nga dy, ndërsa Trump ishte i ulur në mes të tavolinës. Osmani u thirr për nënshkrim së bashku me kryeministrin e Pakistanit, raporton Gazeta Express.
Gjatë ceremonisë, presidentja Osmani u pa duke biseduar shkurt me presidentin Trump. Fjalë të shkurtra me Trumpin ka shkëmbyer edhe kryeministri i Pakistanit, para se liderët të vendosnin nënshkrimet e tyre.raporton Gazeta Express.
Më pas, Trump nënshkroi edhe rezolutën inauguruese për mandatin e Bordit të Paqes në Gaza, në përputhje me Rezolutën 2803 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Me këtë akt, Karta ka hyrë në fuqi të plotë dhe Bordi i Paqes është shpallur zyrtarisht organizatë ndërkombëtare.




