Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar ndaj ligjëratave të Dhomave të Specializuara me nxënësit e shkollave të mesme, duke i cilësuar ato si përpjekje për “kontroll të dëmit” ndaj imazhit të gjykatës pas shkeljeve të të drejtave të të akuzuarve dhe rendit kushtetues.
OVL-UÇK thekson se këto veprime nuk shërbejnë drejtësisë, por imponojnë një narrative të parapërgatitur dhe i ngjajnë metodave të propagandës të ish-pushtetit jugosllav. Organizata ka përmendur shkeljet kryesore të gjykatës, përfshirë ndjekjen selektive të UÇK-së, zgjatjen e pabazë të paraburgimit, cenimin e dinjitetit të të paraburgosurve, mungesën e transparencës dhe ndërhyrjet pa autorizim në arsimin dhe shoqërinë kosovare.




