Në njëmbëdhjetë komuna të Kosovës, procesi i rinumërimit të votave për kandidatët është përmbyllur plotësisht, pas vendimit të KQZ-së që të rinumërohen të gjitha vendvotimet në nivel vendi. Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, deri më 22 janar janë rinumëruar rreth 45% e vendvotimeve (1,142 nga 2,557).
Komunat ku ka përfunduar rinumërimi janë: Dragashi, Kaçaniku, Leposaviqi, Prizreni, Skenderaj, Shtimja, Ferizaj, Vitia, Vushtrria, Zveçani dhe Juniku. KQZ synon të përmbyllë rinumërimin në të gjitha komunat deri në fund të muajit dhe të shpallë rezultatet përfundimtare në fillim të shkurtit.
Rinumërimi i përgjithshëm u vendos pas evidentimit të manipulimeve dhe mos përputhjeve të mëdha të votave të kandidatëve brenda partive, ndërsa Prokuroria e Shtetit po mbledh prova për të hetuar nëse janë kryer vepra penale gjatë procesit zgjedhor.




