Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar 28-vjetorin e sulmit të dytë të regjimit serb mbi familjen Jashari në Prekaz, duke e quajtur këtë vend një “altari të lirisë dhe djep të UÇK-së”. Ajo ka theksuar se familja Jashari nuk u dorëzua kurrë dhe rezistenca e tyre heroike u bë simbol i lirisë për gjithë kombin.
Sulmi i dytë, më 5 mars 1998, përfundoi me rënien heroike të 59 anëtarëve të familjes, përfshirë komandantin legjendar Adem Jashari. Presidentja Osmani ka theksuar se Prekazi dhe Familja Jashari janë simbol i përjetësisë dhe i lirisë së Kosovës, duke kujtuar sakrificën e tyre për të ardhmen e vendit.




