Gazeta Sinjali raporton se dyshime për “hajni” masive të votave janë evidentuar edhe në komunën e Malishevës, kryesisht te kandidatët e PDK-së, por edhe te disa kandidatë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Sipas të dhënave të publikuara, në PDK rezulton se Gazmend Maliqaj ka 878 vota më pak, Adnan Thaçi 689, Fetah Paçarizi 609 dhe Hajdar Beqa 238 vota më pak.
Ndërkohë, në radhët e VV-së, Valon Hoti figuron me 278 vota më pak, ndërsa Gani Krasniqi me 270 vota më pak.
Rastet pritet të jenë objekt i hetimeve nga institucionet kompetente në kuadër të procesit zgjedhor.




