Kryetari i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha, ka shprehur dyshime se ngjarjet e fundit lidhur me votat në Prizren mund të jenë një “reprizë” e zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Në emisionin “DTP te Fidani” në Klan Kosova, Berisha tha se situata kërkon një hetim të hollësishëm.
“Kjo që ndodhi ditëve të fundit, unë dyshoj se është reprizë e zgjedhjeve të 9 shkurtit, për të cilat unë edhe kam shkruar dhe kam ngritur alarmin. Kjo në Prizren do një hetim më të hollësishëm”, deklaroi ai.




