Sipas të dhënave të publikuara nga Policia e Kosovës, në 24 orët e fundit janë shqiptuar 2696 tiketa trafiku.
Gjatë kësaj periudhe, janë shkaktuar gjithsej 22 aksidente trafiku me të lënduar, ndërsa 41 aksidente të tjera kanë rezultuar vetëm me dëme materiale.
Në lidhje me aktivitetet e tjera të Policisë, janë arrestuar 21 persona, kurse 11 persona janë dërguar në mbajtje.





