Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka vizituar FC Malisheva gjatë përgatitjeve të klubit në Antalia, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij.
Gjatë vizitës u vlerësua puna që po bëhet në zhvillimin e futbollit në Kosovë, si dhe kontributi i FC Malisheva në afirmimin e futbollistëve të rinj. Ky angazhim u vlerësua edhe nga presidenti Ademi.
FC Malisheva falënderoi presidentin e FFK-së për vizitën dhe i uroi suksese në vazhdimin e zhvillimit të futbollit kosovar.




