Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, dhe Policia e Kosovës do të mbajnë sot konferencë për media në orën 15:00, në objektin e Prokurorisë, lidhur me aksionin për keqpërdorimin e votave gjatë numërimit për deputet të Kuvendit në regjionin e Prizrenit.
Ky aksion është nisur pas dyshimeve për falsifikim të rezultateve zgjedhore brenda subjekteve politike. Mbi 100 zyrtarë të KQZ-së janë ftuar për intervistim, ndërsa po mblidhen prova për të garantuar integritetin e procesit zgjedhor.




