Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dhe Partia Demokratike Evropiane (PDE) kanë zhvilluar një takim zyrtar mes kryetarëve Ali Ahmeti dhe Arjanit Hoxha, ku u dakorduan për bashkim politik.
Sipas komunikatës së përbashkët, palët janë pajtuar që në të ardhmen të funksionojnë si një subjekt i vetëm politik në kuadër të BDI-së, duke bashkuar kapacitetet organizative, programore dhe njerëzore.
Zyrtarizimi i vendimit pritet pas miratimit nga Këshilli i Përgjithshëm i BDI-së, ndërsa bashkimi vlerësohet si hap drejt forcimit të përfaqësimit politik të shqiptarëve dhe avancimit të proceseve euro-integruese të Maqedonisë së Veriut.




