Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezi, ka pritur përfaqësuesit e FAO-s, Ekrem Yazici dhe Daniela Mangione, për të diskutuar mbi forcimin e bashkëpunimit në sektorin e pylltarisë dhe zhvillimin rural. Takimi u fokusua te planet konkrete të bashkëpunimit dhe ofrimi i shërbimeve moderne për pylltari, si dhe nxitja e zhvillimit të qëndrueshëm bujqësor. Sipas ministrisë, ky bashkëpunim vjen pas përfundimit të programit pesëvjeçar të BE-së dhe Ambasadës së Suedisë për menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve në Kosovë, implementuar nga FAO.




