Alaudin Demiri, djali i Rasim Demirit nga Koalicioni Vakat, është në mesin e të arrestuarve në aksionin e sotëm të Policisë dhe Prokurorisë në Prizren për dyshime për manipulim të votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Sipas raportimeve, ai dyshohet për tjetërsim të votave në favor të babait të tij, i cili pas rinumërimit nga KQZ-ja rezulton me 119 vota më pak krahasuar me numërimin fillestar.




