Arianit Elshani, anëtar i KQZ-së nga PDK, ka deklaruar se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban përgjegjësinë më të vogël për manipulimet me vota, ndërsa problemi kryesor qëndron te sistemi zgjedhor aktual. Ai theksoi se procesi i 28 dhjetorit ka nxjerrë në pah dobësitë e sistemit, ku partive i është dhënë kontrolli mbi shumicën e proceseve zgjedhore, duke përfshirë anëtarët e komisioneve, vëzhguesit dhe numëruesit.
Elshani propozoi digjitalizim të plotë të votimit dhe eliminimin e fletëvotimeve, duke e cilësuar sistemin aktual të pasigurt dhe të ndikuar nga manipulimet e kandidatëve. Ai gjithashtu informoi se rinumërimi i votave pritet të përfundojë këtë fundjavë, ndërsa rezultati përfundimtar brenda dy javësh, ndërkohë që 109 persona janë arrestuar në Prizren për dyshime manipulimi me vota.




