Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, mori pjesë në Platformën e Paqes për Ballkanin, ku theksoi se bashkëpunimi dhe siguria rajonale janë parakusht për stabilitet dhe zhvillim.
Ajo veçoi bashkëpunimin strategjik me Turqinë në fushën e mbrojtjes dhe rikonfirmoi angazhimin e Kosovës për dialog dhe paqe në rajon.




