Pas një periudhe të vështirë dhe mungese nga skena, këngëtari Gjesti është gati të rikthehet te publiku me një këngë të re.
Menaxheri i tij, Bonart Ajvazi, konfirmoi për fansat se projekti është gati dhe do të publikohet së shpejti. Fansat presin me padurim këtë projekt, i cili pritet të jetë emocional dhe domethënës për karrierën e tij.




