Gjyqtarët Franciska Zhitija-Ymeri dhe Rrustem Thaqi janë zgjedhur anëtarë të rinj të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga radhët e Gjykatës Supreme.
Zgjedhja u bë pas raundit të dytë të votimit, ku të dy kandidatët morën nga 19 vota secili. Procesi u zhvillua me pjesëmarrjen e 34 nga 35 gjyqtarë me të drejtë vote dhe u monitorua nga përfaqësues të EULEX-it, OSBE-së, IKD-së dhe KDI-së.




