Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar nga qelia pas shtyrjes së seancës në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).
Në një postim në Facebook, ai sqaron se seanca nuk u shty, por filloi, edhe pse mungonte një nga avokatët. Meta thekson se Prokuroria ka kuptuar dallimin mes tij dhe ish-Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në lidhje me akuzat në dosje.
Ai shton se nuk i trembet drejtësisë dhe do të përballet me “farsën e provave”.




