Ish-kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka denoncuar publikisht manipulimin e zgjedhjeve, duke u shprehur se “kush vjedh votën në zgjedhje të thjeshta, vjedh edhe më shumë kur është në pushtet”.
Ai ka theksuar se si zgjedhjet e vitit 2020, ashtu edhe ato të 2024-s, kanë pasur rezultate të manipuluara, ndërsa ata që kanë qenë të përfshirë në këto vjedhje kanë heshtur për përfitime personale.
Arifi ka bërë thirrje të hapur për dorëheqje të të gjithë atyre që “nuk janë as legal e as legjitim” dhe ka kërkuar që pushteti të dorëzohet tek një klasë e re politike.




