Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti Znj. Carol Whitmore, Shefe e Përgjithshme e Organizatës së Veteranëve Luftëtarë të SHBA-ve, dhe z. Ryan Galluci, Drejtor Ekzekutiv i Zyrës në Washington.
Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i shkëlqyer ndërmjet FSK-së dhe Ushtrisë Amerikane, veçanërisht me Gardën Kombëtare të Ajova-s, dhe mbështetja amerikane në ngritjen e aftësive dhe ndërveprueshmërisë së FSK-së.
Gjeneral Jashari shprehu mirënjohje për përkushtimin e organizatës në kujdesin ndaj veteranëve dhe u dakordësua për thellimin e bashkëpunimit të mëtejshëm.




