Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu, deklaroi se manipulimi i votave nuk ka ndodhur ditën e zgjedhjeve më 28 dhjetor, por gjatë ditëve të tjera në Qendrat Komunale të Numërimit.
Ai theksoi se janë zbuluar raste me mijëra vota të falsifikuara, ku për disa kandidatë numri ka shkuar deri mbi 6 mijë vota, ndërsa në një vendvotim janë manipuluar 2 mijë e 444 vota.
Kryeziu tha se secili që ka ndërhyrë në vullnetin e qytetarëve është ballafaquar me forcën e ligjit dhe se manipulimi i votave do të ndëshkohet pa kompromis.




