Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka marrë pjesë në një diskutim mbi besimin dhe udhëheqjen në “Shtëpinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës” në Davos, në kuadër të shënimit të 250-vjetorit të pavarësisë amerikane.
Kurti theksoi rëndësinë e besimit si shtyllë e shërbimit publik, sakrificës dhe unitetit shoqëror, duke ndarë përvojën e tij personale nga koha si i burgosur politik në Serbi gjatë luftës, deri te roli i tij aktual si Kryeministër i Kosovës.
“Fola për besimin si bazë të udhëheqjes dhe shërbimit ndaj qytetarëve”, ka shkruar Kurti në platformën X.




