Në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, Kryeministri në detyrë Albin Kurti u takua me Jonathan Powell, këshilltar për Sigurinë Kombëtare të Kryeministrit britanik Keir Starmer.
Gjatë takimit u diskutua për zgjedhjet parlamentare të dhjetorit, planet për mandatin e ardhshëm qeverisës, progresin demokratik, rritjen ekonomike dhe çështjet e sigurisë rajonale.
Kurti theksoi se Mbretëria e Bashkuar mbetet një nga aleatët më të ngushtë të Kosovës dhe shprehu gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit bilateral.




