Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka kritikuar ashpër ish-opozitën për paraqitjen e saj në zgjedhjet e vitit të kaluar, duke thënë se ajo ka vepruar pa kauzë politike.
Sipas Molliqajt, ish-opozita i ka shërbyer në shumë forma pushtetit aktual, duke kontribuar në forcimin e kryeministrit Albin Kurti krahasuar me vitin 2021.
Ai tek “DPT te Fidani” në Klan Kosova ka akuzuar partitë opozitare për naivitet politik, duke theksuar se kanë tentuar të marrin pushtet pa angazhim real dhe nuk kanë vepruar si aktorë të mirëfilltë politikë.




