Gjatë aksionit të Policisë dhe Prokurorisë në Prizren, përveç Granit Paçarizit, Sinjali mëson se është ndaluar Ideal Paçarizi, një tjetër anëtar i familjes.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka bërë me dije se 109 persona janë ndaluar për 48 orë nën dyshimet për keqpërdorim të votave në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.
Të ndaluarit janë kryesisht komisionerë, përfshirë edhe familjarë të kandidatëve për deputetë, dhe dyshohen për falsifikim të rezultateve zgjedhore, presion dhe kanosje, si dhe dhënie e marrje të ryshfetit.
Shënim: Personat e përfshirë prezumohen të pafajshëm derisa gjykata të vendos ndryshe.




