Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Davos të Zvicrës ka takuar sërish presidentin e Singaporit, Tharman Shanmugaratnam.
Në takim diskutuan për marrëdhëniet ndërshtetërore, mundësitë për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik dhe koordinimin në arenën ndërkombëtare. Osmani propozoi që hapi i radhës të jetë liberalizimi i plotë i vizave për qytetarët e Kosovës, duke theksuar se kjo do të forconte bashkëpunimin dhe do të afronte më shumë popujt e dy vendeve.
Po ashtu, ata diskutuan për organizimin e forumit të përbashkët ekonomik dhe hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit në fusha të ndryshme të interesit të dyanshëm.




