Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka reaguar për ligjëratat mbi gjykatat që janë mbajtur në shkolla, duke shprehur shqetësim se ato mund të ndikojnë opinionin e nxënësve kundër UÇK-së dhe ish-krerëve që po gjykohen në Hagë.
Kryetari Hysni Gucati bëri thirrje që shkollat dhe autoritetet komunale të mos lejojnë aktivitete që mund të shfrytëzohen si fushatë politike.
Gjimnazi “Xhevdet Doda” në Prishtinë sqaroi se ligjërata u organizua nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR) me qëllim edukativ, duke informuar nxënësit mbi funksionimin e gjykatave në mënyrë neutrale dhe informative.
Shkolla theksoi se aktiviteti ka qenë pjesë e një programi të gjërë edukativ dhe kërkoi ndjesë për çdo keqkuptim.




