Analisti Lulzim Peci tha se takimi i nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë–Serbi do të zhvillohet pas përfundimit të sekuencimit të marrëveshjeve.
Sipas Pecit, negociatorët e tjerë do të japin miratimin e tyre dhe procesi do të përmbyllet, një hap që ai parashikon të ndodhë gjatë pranverës.
Përsa i përket rolit të Shteteve të Bashkuara, Peci tha se ata do të jenë të përfshirë në një aspekt tjetër të procesit, pa dhënë detaje të mëtejshme.




