Policia e Tiranës njofton se nesër, gjatë tubimit të Partisë Demokratike (ora 17:00, para Kryeministrisë), disa akse rrugore do të bllokohen:
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga “Ura e Dajtit” deri te rruga “Ismail Qemali” (nga ora 23:45 e sotme).
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ministria e Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali” (nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit).
Policia apelon për përdorim të rrugëve alternative dhe distancim nga çdo veprim i paligjshëm.




