Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka ndërmarrë veprime hetimore lidhur me dyshimet për falsifikim të rezultateve të votimit, kanosje dhe ryshfet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në Prizren.
Si rezultat, 109 persona janë ndaluar për 48 orë, ndër të cilët përfshihen komisionerë dhe familjarë të kandidatëve.
Në aksion kanë marrë pjesë katër prokurorë dhe rreth 200 zyrtarë policorë. Autoritetet theksuan se do të vazhdojnë luftën kundër kriminalitetit dhe do t’i sjellin para drejtësisë të gjithë ata që shkelin ligjin.




