Rinumërimi i votave në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 po nxjerr manipulime të mundshme në të gjithë vendin. Disa kandidatë po humbasin vota pas verifikimit të secilit vendvotim, ndërsa të tjerëve iu shtohen vota që dyshohet se iu “zhdukën”.
Më shumë vota plus deri më tani i janë shtuar Arian Tahirit i PDK-së, me 873 vota shtesë, ndërsa Fetah Paçarizi nga e njëjta parti ka humbur një numër të madh votash. Lideri i PDK-së, Bedri Hamza, ka reaguar ashpër ndaj manipulimeve brenda partisë, duke theksuar se kandidatët që faktohet se kanë përfituar nga votat e shtuar nuk duhet të pranojnë mandatin, pavarësisht numrit të përgjithshëm të votave.




