Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, u takua me zëvendëskomandantin rajonal të Policisë së Kosovës për Veriun, Veton Elshani.
Takimi u fokusua në situatën e sigurisë, stabilitetin dhe bashkëpunimin mes KFOR-it dhe institucioneve të Kosovës.
KFOR-i rikonfirmoi angazhimin për zbatimin e mandatit të tij për një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes në Kosovë.




