Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, njoftoi me dhimbje vdekjen e ish-luftëtarit të UÇK-së dhe bashkëpartiakut të tij, Menduh Brava.
Brava shërbeu si zëvendëskomandant i batalionit në Brigadën 164 të UÇK-së gjatë luftës, ndërsa pas saj u angazhua si kryetar i OVL-UÇK-së në Han të Elezit.
Ai gjithashtu kandidoi për asamble në zgjedhjet e fundit lokale nga AAK. Haradinaj e kujtoi përkushtimin e palëkundur të Bravës për lirinë dhe shtetin, duke dërguar ngushëllime familjes, miqve dhe aktivistëve.




