Youth Initiative for Human Rights Kosovo (YIHR KS) ka sqaruar se sesioni informues në Gjimnazin “Xhevdet Doda” u realizua me lejen e shkollës dhe është pjesë e programit të tyre për drejtësi tranzicionale dhe ballafaqim me të kaluarën.
Aktiviteti, i mbështetur nga Ambasada e Zvicrës dhe në bashkëpunim me Dhomat e Specializuara të Kosovës, synon të informojë nxënësit mbi mandatin dhe kompetencat e gjykatës.
YIHR KS thekson se sesione të tilla zhvillohen që nga viti 2018 dhe janë pjesë e misionit të saj për promovimin e drejtësisë tranzicionale dhe fuqizimin e të rinjve.
Ndërkohë, Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, kritikoi mungesën e koordinimit ndërinstitucional, ndërsa zëdhënësi i Dhomave të Specializuara konfirmoi se aktivitetet kanë karakter informues dhe nuk konsiderohen ligjërata.




