Gjatë javës së fundit, Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave në Kosovë ka trajtuar 50 raste të reja, kryesisht lidhur me dhunën në familje (46 raste), si dhe një rast kanosjeje dhe një rast për krime lufte.
Mbrojtësit e viktimave kanë paraqitur 8 kërkesa për Urdhër Mbrojtjeje, 10 kërkesa për Urdhër Mbrojtjeje Emergjente, dhe një kërkesë për Urdhër Mbrojtjeje të Përkohshëm Emergjente, ndërsa është paraqitur edhe një kërkesë për ndërprerje të urdhrit.
Gjatë kësaj periudhe janë mbajtur 73 seanca gjyqësore dhe 21 seanca në prokurori, janë dhënë 65 këshilla juridike, janë shqiptuar 5 aktgjykime dënuese, janë realizuar 2 përfaqësime në polici, dhe janë referuar 7 raste në Qendrat për Punë Sociale.




