Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në fshatin Gadime e Ulët të Lipjanit, ku një grua 34-vjeçare, R. T., dyshohet se ka tentuar vetëvrasjen duke u varur në WC-në e oborrit të shtëpisë.
Djali i saj 13-vjeçar e ka gjetur në kohën e duhur dhe ka ndërhyrë menjëherë, duke këputur litarin dhe shpëtuar jetën e nënës. Viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor dhe më pas është kthyer te familjarët.
Policia dhe hetuesia kanë nisur procedurat ligjore për rastin e “Vetëvrasjes në tentativë”, ndërsa prokurori kujdestar është informuar.




