Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka qenë i pranishëm në Gjykatën Themelore të Prizrenit gjatë seancave për caktimin e paraburgimit ndaj 109 të dyshuarve për manipulim votash në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.
Qelaj theksoi se monitorimi kishte për qëllim të verifikojë respektimin e procedurave dhe standardeve për një trajtim të drejtë të të dyshuarve. Ai shtoi se, edhe pse rasti është një prej më të rëndëve në Kosovë, drejtësia duhet të veprojë me kujdes.
Zëdhënësi i Gjykatës Themelore, Marcel Lekaj, bëri të ditur se për 23 persona është kërkuar masa e paraburgimit. Qelaj theksoi rëndësinë e garantimit të mundësisë për mbrojtje ligjore për të gjithë të dyshuarit gjatë procesit.




