Sot në Gjykatën e Prizrenit do të mbahet seanca ndaj 109 personave të arrestuar për manipulim të votave gjatë zgjedhjeve të fundit. Seanca është ndarë në katër pjesë për shkak të numrit të lartë të të arrestuarve.
Prokuroria Themelore e Prizrenit do të kërkojë masa sigurie për të dyshuarit, ndërsa Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, theksoi se manipuluesit nuk do të kenë amnisti dhe se vullneti i qytetarëve duhet të ruhet.
Kryeprokurori Petrit Kryeziu deklaroi se hetimi zbuloi manipulime të shumta, përfshirë falsifikimin e mijëra votave dhe raste të ryshfetit. Ai shtoi se disa të arrestuar do të bashkëpunojnë me Prokurorinë si dëshmitarë bashkëpunues. Aksioni konsiderohet ndër më të mëdhatë në historinë e Policisë së Kosovës sa i përket numrit të të arrestuarve.




