Një delegacion i Grupit të Bashkuar të Mbështetjes Logjistike të KFOR-it (JLSG) ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Portin e Durrësit, ku është pritur nga Drejtori Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, Liburn Aliu.
Gjatë vizitës, delegacioni u njoh me kapacitetet infrastrukturore dhe potencialin operacional të portit për mbështetjen e operacioneve logjistike dhe ushtarake. Takimi synoi forcimin e bashkëpunimit institucional dhe theksoi rolin strategjik të Portit të Durrësit në rajon në kuadër të operacioneve të mbështetura nga KFOR-i.




