Profesori Engelbert Zefaj tha se mungesa e energjisë elektrike në Kosovë është një problem strategjik që po trajtohet politikisht dhe jo me përgjegjësi. Ai kritikoi qeverinë për mosndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese dhe ndalimin e projektit “Kosova e Re” prej 500 MW, që sipas tij do të zgjidhte krizën.
Zefaj vuri në dukje se rreth 1 miliard euro të shpenzuara për importin dhe transportin e energjisë kanë shkuar pjesërisht tek kompani të palëve të treta, duke përfshirë një kompani serbe të Vuk Hamovic.




