Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, nuk do të luajë në përballjen e sotme të Sunderlandit ndaj West Ham United në Ligën Premier.
Klubi njoftoi se Xhaka pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës gjatë fitores ndaj Crystal Palace dhe aktualisht po ndiqet nga një program rehabilitimi në Academy of Light.
Kapiteni i skuadrës do të jetë kështu një mungesë e ndjeshme për “Macet e Zeza”.




