Profesori Enver Hasani tha se tensionet mes kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, dhe atij të Shqipërisë, Edi Rama, vijnë si pasojë e inferioritetit intelektual të Kurtit ndaj Ramës.
Duke folur në Tëvë1, Hasani u shpreh se Rama e ka “poshtëruar” Kurtin në paraqitje publike, duke i humbur kredibilitetin, ndërsa shtoi se edhe liderë të tjerë shqiptarë kanë ditur të artikulojnë politikën ndërkombëtare më mirë se Kurti.




