Kandidati i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka kërkuar që votat e ardhura me postë të kontrollohen përmes ekspertizës grafologjike forenzike.
Ai thekson se vetëm një hetim i tillë mund të zbulojë skema kriminale në procesin e votimit jashtë vendit.
Haxhiu përshëndeti aksionin e Prokurorisë së Prizrenit ndaj manipuluesve të votave dhe kërkoi që standardi i njëjtë ligjor të aplikohet nga të gjitha institucionet përkatëse, përfshirë QNR dhe KQZ.
Ai shtoi se verifikimi i çdo vote është i domosdoshëm për të rikthyer besimin në procesin zgjedhor.




