Prokuroria Themelore e Prizrenit ka kërkuar paraburgim për 23 kryesuese të komisioneve zgjedhore, të dyshuar për manipulim të votave gjatë procesit zgjedhor të 28 dhjetorit 2025.
Sipas informatave, masat janë kërkuar ndaj 5 kryesuesve të Vetëvendosjes, 5 të AAK-së, 7 të Partisë Demokratike të Kosovës, 4 të LDK-së dhe 1 të BD e KDTP-së. Kryesuesit e komisioneve dyshohet se kanë qenë përgjegjës për futjen e të dhënave në sistem, ndërsa disa komisionarë janë përfshirë në bashkëpunim për manipulimin e votave.
Në një aksion të zhvilluar më 23 janar 2026, 109 komisionerë dhe kryetarë komisionesh u arrestuan për 48 orë në kuadër të hetimeve për manipulim të votave në Prizren. Për shkak të numrit të lartë të të arrestuarve, seancat për masën e paraburgimit janë ndarë në katër grupe dhe do të mbahen gjatë ditës.
Katër prokurorë, së bashku me Kryeprokurorin e Prizrenit, kanë nisur hetimet disa ditë më parë, ndërsa disa nga komisionarët tashmë kanë dhënë dëshmitë e tyre. Procesi vijon për të zbardhur të gjitha detajet e manipulimit dhe për të garantuar integritetin e zgjedhjeve.




