Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi, ka deklaruar se zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit kanë zbuluar dështime serioze institucionale. Ai tha se problemi i manipulimit të votave nuk zgjidhet me arrestime masive, pasi kjo ndëshkon pasojën e jo shkakun.
Sipas Mustafës, përgjegjësia duhet kërkuar te sistemi dhe autoritetet që kanë krijuar hapësira për keqpërdorim, duke theksuar se zgjidhja është reformimi i ligjeve dhe mbajtja përgjegjëse e institucioneve.




